dekreti i nishanit

Me 74 vota kundër dhe 1 pro mazhoranca rrëzoi dekretin e Presidentit Bujar Nishani, i cili ktheu për rishikim në parlament ligjin “Për Shërbimin e Jashtëm”, me argumentin se nisma e qeverisë politizon diplomacinë dhe anashkalon institucionin e Presidentit.

Presidenti Nishani argumentonte se nisma e qeverisë bie ndesh me Kushtetutën dhe i hap rrugë emërimit në radhët e Shërbimit të Jashtëm të personave aktivë në politikë.

Një tjetër pikë e kundërshtuar nga kreu i shtetit është edhe afati 30 ditor që ligji i ri i vendos Presidentit për t’u shprehur për emërimin e një Ambasadori.

Tv Klan