Katër persona kanë vdekur dhe një ka mbetur i plagosur rëndë pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak në zonën e Sarantaporos, në Greqinë veriperëndimore.

“Protothema” tha se pas kërkimeve të ushtrisë greke nga toka dhe ajri, helikopteri i rrëzuar u gjet në zonën e Sarantaporos-Elassonas.

Sipas raportimeve, sinjali me helikopterin fillimisht u humb në zonën e Elassonas, afër Larissas.

Ushtria greke në një komunikatë tha se helikopteri UH-1H, me 5 ushtarakë në bord, humbi sinjalin rreth orës 7:30 me orën lokale.

Helikopteri me ushtarakë po udhëtonte nga Larissa në Kozani./tvklan.al