Tetë persona janë shpëtuar, pasi një avion i Marinës Amerikane me 11 persona në bord u rrëzua në brigjet e Japonisë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, të dhënat e para të Ushtrisë Amerikane sugjerojnë se shkak për këtë aksident dyshohet të jetë bërë një defekt në motor.

Marina Amerikane nuk ka dhënë ende detaje se për çfarë lloji avioni bëhet fjalë, por autoritetet japoneze thonë se bëhej fjalë për një avion C-2, i cili përdoret për transport.

Mjeti, sipas BBC, udhëtonte drejt aeroplanmbajtëses amerikane në Detin Filipin.

Skuadrat e shpëtimit, japoneze dhe amerikane shkuan menjëherë në vendin ku ra avioni, në ujërat e largëta të Okinotori, Japoni.

Kjo ngjarje vjen pas një seri aksidentesh të Marinës Amerikane në Azinë Lindore përgjatë muajve të fundit, disa prej të cilëve fatalë.

/tvklan.al