shtepia r

Këto gërmadha janë dëshmia e vetme nga shtëpia e Zekajve. Monument kulture ajo ra përfundimisht. E lënë në harresë, nuk  i rezistoi motit të keq .

Rrënimi i të shkuarës së Shehrit, qytetit të vjetër të Lezhës, ishte paralajmëruar.

Por Ministria e Kulturës heshti.Ish përgjegjësi i kulturës kombëtare në Lezhë, Paulin Zefi thotë se kemi humbur një perlë arkitekturore. Sipas tij ministria Mirela Kumbaro heshti ndaj nevojës për të investuar në objekt 12 mijë euro, kurse tani do të duhen 150 mijë euro.

Banesa qytetare e Sali Bajram Zekës në lagjen e vjetër piktoreske Sheher ishte Monument Kulture i kategorisë së parë . Ajo ishte marrë nën mbrojtje që në vitin 63 dhe është pronë shtetërore nën administrimin e plotë të Ministrisë së Kulturës.

Tv Klan