Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë tre persona pasi kundërshtuan me forcë dhe dhunë punonjësit e policisë të patrullës së përgjithshme.

Në pranga përfunduan 40-vjeçari Alban Sufka, 35-vjeçari Romeo Plaka dhe 27-vjeçari Olsion Plaka, të tre banues në fshatin Vidhisht, Roskovec.

Ata të tre në lagjen “1 Maj” Fier në vendin e quajtur “Kthesa e Plykut” kanë kundërshtuar me forcë dhe dhunë punonjësit e policisë të patrullës së përgjithshme./tvklan.al