Një dhunë që zgjati për vite me radhë. Bëhet fjalë për një 28-vjeçare rumune, e cila rrihej barbarisht dhe dhunohej seksualisht nga burri i saj.

Autori është një 32-vjeçar shqiptar, që është arrestuar nga policia italiane në Giugliano.

Sipas mediave italiane çifti kishte dhe dy fëmijë. Shqiptari është arrestuar në momentet që pasi e kishte dhunuar gruan e kishte ndjekur jashtë banesës me një kaçavidë për ta vrarë.

Kapiteni Antonio De Lise, duke folur për mediat, ka thënë se gruaja ishte në skllavërim prej vitesh./tvklan.al