Një i burgosur është rrahur për vdekje nga “shokët” e tij të qelisë, teksa rojet sodisnin situatën duke mos bërë asnjë veprim.

Vdekja e Andrei Bragduza është duke u hetuar nga prokurori i përgjithshëm i Moldavisë, pasi u shfaqën pamjet e kamerave të sigurisë duke treguar se ai ishte sulmuar në qelinë e tij.

Vdekja e Andrei Braguţa ka shkaktuar trazira në Moldavi, pasi u zbulua se 32-vjeçari ishte rrahur keq për më shumë se një orë nga të burgosurit e tjerë, ndërsa ishte arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas hetuesve, viktima kishte marrë plagë në duar, këmbë, gjoksin, kokën, pasi ai ishte vendosur nga katër të burgosur të tjerë në natën e 15 Gushtit.

/tvklan.al