ushqimeeee

Gjatë muajit Shtator të këtij viti qytetarët shqiparë kanë shpenzuar më shumë para krahasuar me një vit më parë për të blerë mallra të konsumit.

Të dhënat janë bërë të ditura nga Instituti i Statistikave.

4.9 % më shtrenjtë kushtuan ushqimet dhe pijet jo alkoolike. Ky grup shënoi rritje çmimesh edhe krahasuar me muajin Gusht të këtij viti.

Brenda grupit ushqime, rritje çmimesh në Shtator pësuan frutat dhe zarzavatet.

6.9% më shtrenjtë kanë kushtuar pijet alkoolike dhe duhani.

Rritje më e madhë e çmimeve vërehet në grupin shërbimi arsimor, me 10,5 % që përfshin tarifat e shkollimit dhe regjistrimit në universitete.

Ndërsa ulja më e madhe e çmimeve, sipas INSTAT, krahasuar me një vit më parë vërehet në transport, veshje dhe shëndetësi. Po ashtu ulje shënuan edhe qumështi, kafja, veza etj.

Shtatori u mbyll me një nivel inflacioni prej 2.2% me një rritje të lehtë krahasuar me një muaj më parë, që ishte 1.9 %. Peshën më të madhe në këtë ndryshim e ka dhënë grupi ushqime dhe pije jo alkoolike.

Tv Klan