Në prezantimin e projektit të ri të qendrës spitalore universitare Nënë Tereza, kryeministri Edi Rama thotë se në mandatin e parë të kësaj qeverie shëndetësia ishte prioritet.

Rama, ka mbrojtur koncesionet e dhëna në këtë sektor duke hedhur poshtë akuzat e opozitës.

Një projekt prej 26 milionë eurosh do të nis nga sot të zbatohet në qendrën spitalore Nëne Tereza, i prezantuar në një ceremoni ku ishin të pranishëm ministri në ikje, ministrja e sapozgjedhur dhe kryeministri Edi Rama.

Investimi nuk do të jetë vetëm për godina të reja apo rikonstruktime fasadash, por dhe për pajisje të reja mjekësor, që për kryeministrin përkthehen në vëmendje e shtuar e kësaj qeverie për shëndetësinë.

Investimet për shëndetësinë sipas Ramës janë dhe për meritë të programit të partneritetit me sektorin  privat, që sipas tij janë qasja më e mirë që përqafojë qeveria e tij pavarësisht se këto koncesione janë më të përfolurat si abuzive.

Rama thotë se investimet e reja edhe pse përkojnë me fushatën zgjedhore nuk kanë fare lidhje me të, ndërsa premton se shumë shpejt do të ketë rritje të shpërblimeve për të gjithë mjeket që do të pranojnë të japin kontributin e tyre në spitalet rajonale apo qendrat shëndetësore të zonave të largëta.

Tv Klan