Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë në vendin tonë duke ndikuar mot të kthjellët në ultësirën perëndimore, por me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Orët e pasdites do të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke larguar vranësirat nga zonat malore, kjo do të bëjë që i gjithë territori i vendit të dominohet nga moti i kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjell një tjetër rritje të tyre. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë./tvklan.al