Rriten tensionet mes Rusisë dhe Kanadasë, pas vendimit të autoriteteve kanadeze për të vendosur sanksione financiare për 30 shtetas rusë, të cilët akuzohen se kanë pasur lidhje me një informator rus të vrarë në vitin 2009.

Lista e 30 rusëve ndaj të cilëve janë marrë masat është thuajse e njëjtë me një listë sanksionesh të publikuara nga Shtetet e Bashkuara, çka ngjalli reagimin e Moskës që akuzoi Kanadanë për mbrojtje të politikave amerikane.

Nëse partnerët tanë duan të luajnë lojën e sanksioneve, atëherë në jemi të detyruar t’u përgjigjemi, tha një zëdhënëse e diplomacisë ruse.

Kundërpërgjigja e Kremlinit nuk vonoi. Përmes një komunikate zyrtare, ministria e jashtme ruse njoftoi ndalimin e hyrjes në Rusi të disa dhjetëra shtetasve kanadezë, në respektim të parimit të reciprocitetit.

Kjo nuk është hera e parë që Kanadaja dhe Rusia kanë përplasje diplomatike. Pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina në vitin 2014, Otava zyrtare në përputhje me të plotë me Uashingtonin, vendosi sanksione ekonomike ndaj Moskës./Tv Klan