Sëmundjet tumorale po u marrin jetën gjithmonë e më shumë shqiptarëve.

Në raportin e vdekshmërisë për 2016, Instituti i Statistikave nxjerr në pah se ndërsa niveli i vdekshmërisë në vend ka rënë me 4,6%, krahasuar me një vit më parë, vdekjet nga tumoret kanë shënuar rritje me 2,1%, duke u bërë kështu shkaktar i 15,8% të totalit të vdekjeve. Sipas ekspertëve me agresiv mbetet tumori në mushkëri.

Sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut edhe pse kanë marrë më pak jetë se në 2015 sërish mbeten shkaktarët numër një të vdekshmërisë në vend.

Sipas raportit 52% e vdekjeve janë shkaktuar nga sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut.

Ekspertët e statistikave kanë dalë në përfundimin se 87,4% e vdekjeve janë nga shkaqe natyrale ndërsa 2,1 % janë shkaktuar nga aksidentet dhe 1,1% nga vetëvrasjet.

Sa u takon qarqeve, numrin më të madh të fataliteteve e regjistron Gjirokastra ndërsa me të voglin Tirana.

Tv Klan