Radika nis punimetEdhe pse për disa muaj me rradhë shqetësimi i dibranëve brenda dhe jashtë kufirit u cilësua i pavend nga autoritet shqiptare dhe ato maqedonase për një projekt të mundshëm rreth devijimit të lumit të Radikës, pamjet faktojnë të kundërtën.

Kjo digë tre metër e lartë është dëshmi e një projekti që tashmë është vënë në zbatim nga autoritet maqedonase.

 Diga është ndërtuar në pjesën Lindore të liqenit të Mavrovës pranë fshatit Leunovo. Përmes saj pritet  të shtohet sasia e ujit të Radikes ,që buron nga bjeshkët e Korabit. Ekspertët e mjedisit  thonë se qeveria maqedonase po punon fshehurazi për realizimin e projektit.

Dhe këto dyshime të tyre përforcohen më shumë teksa banorët thonë se e gjithë zona ruhet nga forca policore.

Banorët e Dibrës dhe të Rekës dyshojnë se ky projekt  , përveç demit mjedisor do të sjellë edhe një megrim tjeter të pupullsisë dhe për pasojë do të çojë në asimilimin e popullsisë shqiptare në këtë zonë.

Kundër këtij projekti, banorët e Dibrës në anët e kufirit kanë zhvilluar disa protesta dhe i kanë  kërkuar qeverisë shqiptare që të ndërhyjë për ta ndalur atë. Kryeministri Rama e ka mohuar ekzsitencën e një projekti, ndonëse Banka Botërore e konfirmoi atë më pas.