Punësimi për periudhën Korrik – Shtator është rritur me 1.9% krahasuar me një vit më parë. Instituti i Statistikave raporton se 57.7% e popullsisë së aftë për punë janë të punësuar, ndërsa rritja ka ardhur nga degët e industrisë dhe shërbimeve.

Për sektorin e bujqësisë INSTAT raporton rënie të vendeve të reja të punës në nivelet -3.8%.

Në ekonominë shqiptare vijon që tregu i punës të dominohet nga meshkujt. 64% e tyre kanë një vend pune, ndërsa femrat janë në raportin 50%. INSTAT raporton dhe rënie të numrit të papunëve, por shkalla zyrtare e papunësisë te të rinjtë vazhdon të jetë e lartë, në nivelet 26%.

Tv Klan