INSTATDefiçiti tregtar në muajin shkurt të këtij viti arriti në  21 mld lekë, duke u rritur me 10,9 % krahasuar me Shkurt 2014 dhe 20,0 % në krahasim me Janar 2015.  Të dhënat bëhen të  dituara nga Intituti i Statistikave.

Përsa i përket eksporteve INSTAT bënte të ditur se ato u ulën me 12,3 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por u rritën me 0,3 % në krahasim me Janar 2015.

Shqipëria ka eksportuar më shumë grupe Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi, ushqime, pije, duhan dhe produkte kimike dhe plastike.

Ndërsa në rënien  vjetore të eksporteve bie në sy  grupi  Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike  39,3 %  i pasuar nga grupi Tekstile dhe këpucë, materiale ndërtimi dhe metale.

Në total gjatë muajit shkurt 2015 eksportët e mallrave arritën vlerën 18 mld lekë, ndërsa importi arriti në vlerën 39 mld lekë.

Importet e mallrave shënuan ulje me 1,1 % në krahasim me Shkurt 2014  dhe rritje  10,0 % në krahasim me Janar 2015.

Rritje më të madhe vjetore, kanë pasur importet e grupeve Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi, Ushqime, pije, duhan dhe “Produkte kimike dhe plastike”  ndërsa rënie kanë pasur importet e grupeve Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 37,3 % dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me 8,9 %.

Tv Klan