Testimi i “furnizimit me energji” në embrion mund të përmirësojë shanset e të pasurit një fëmijë përmes IVF, (është procesi i fekondimit duke kombinuar vezë dhe spermë në një enë laboratorike, dhe pastaj transferimin e embrionit në mitër).

Energjia e lëshuar nga ky mekanizëm i ri është shfrytëzuar për një reagim ciklik, i cili do të sillte edhe suksesin në procesin e implantimit. Këtë kanë thënë studiuesit e Universitetit të Oksfordit.

Ata analizuan veprimtarinë e “stacioneve të energjisë mikroskopike” të quajtur “Mitokondria”në 11 embrione. Të dhënat, duke u paraqitur në konferencë, kanë gjetur një normë shtatzënie me 0%, nëse aktiviteti mitokondrik ishte shumë i lartë.

Ekspertët thanë se rezultatet ishin një zhvillim emocionues që mund të rrisin normat e suksesit të IVF. Ka përpjekje të madhe në përmirësimin e IVF, për gratë nën moshën 35 vjeç. Një mënyrë është që të zgjidhet një embrion i shëndetshëm për tu implantuar në barkun e një gruaje nga embrionet e shumta të bëra gjatë IVF.

Duke vëzhguar embrionet dhe kontrolluar nëse kanë kombinimin korrekt të kromozomeve, ose informacionin gjenetik, nga të dyja palët, nëna dhe babai, do të sjellë arritje të suksesit. Por edhe kur embrionet duken normale, disa prej tyre dështojnë për tu implantuar.

bey

Ekipi i Oksford ka shtuar një inspektim mitokondrial për testimin e nivelit të ADN-së tek embrionet pesë ditëshe. Të dhënat, të paraqitura në “Shoqërinë Evropiane të Riprodhimit Njerëzor dhe Embriologjisë”, treguan se vetëm 78 nga 111 embrione të implantuara kanë rezultuar me sukses, duke sjellë shtatzëni.

Gjithashtu, 76 % e embrioneve që dukeshin fizikisht në gjendje normale, kishin kromozome të rregullta dhe aktivitet normal.

Por nuk pati asnjë implantim nga mitokondria jonormale, edhe pse gjithçka dukej e shëndetshme. Doktoreshë Elipda Fraguoli, njëra nga studiueset ka thënë për “BBC”:

“Është emocionuese, kjo është diçka interesante, diçka e re dhe ne shpresojmë se do të jemi në gjendje ta përdorim klinikisht”.

Studiuesi tjetër, Profesor Degan Wells ka thënë: “Një numër relativisht i vogël i embrioneve, rreth 10% e kanë këtë problem, por çdo gjë që mund të na ndihmojë me zgjedhjen e embrionit duhet të jetë një gjë e mirë”.

Ai shpreson se një testim më i mirë i embrioneve do të shmangë

“shkatërrimin emocional të grave”

, të dështimit të herëpashershëm për të mbetur shtatzënë.

Por studiuesit paralajmërojnë se kjo është vetëm një provë dhe nuk mund të përmirësojë embrionet nëse ata janë të cilsësisë shumë të dobët. Testimi tashmë ofrohet ne SHBA. Autoriteti i

“Fertilizimi dhe Embriologjia Njerëzore”

është duke shqyrtuar nëse duhet të lejohet edhe në Britaninë e Madhe.

Profesor Nick Macklon, nga Univeristeti i Sauthampton, tha për “BBC News” :

“Unë mendoj se është një zhvillim emocionues shkencor, ajo ofron një dritare në aspektin e funksionimit të embrionit, në të cilën ne nuk kemi qenë në gjendje më përpara ta realizojmë”

. Ai shtoi se kjo metodë mund të na ndihmojë për të zgjedhur një mundësi më të mirë për embrionin./tvklan.al