Tregtarët e karburanteve nuk kanë pritur më gjatë, por në mënyrë të menjëhershme kanë rritur në të gjitha pikat e tregtimit me pakicë çmimin e gazit për automjete.

Një litër gaz shitet nga 54 deri në 64 lekë. Më parë ky produkt tregtohej mesatarisht me 40 lekë litri. Rritja e çmimit për autogazin arsyetohet nga tregtarët e karburanteve me vendsojen e taksës së akcizës për këtë produkt që prej datës 1 janar.

Paketa fiskale e 2017-ës vuri për herë të parë akcizën 8 lekë për litër, e cila do të shtrenjtonte çmimin e gazit mesatarisht me 9.6 lekë litrin, nëse llogaritej edhe tatimi mbi vlerën e shtuar. Pa ndryshuar traditën, tregtarët e karburanteve nuk kanë vonuar që të rritin çmimet menjëherë pas hyrjes në fuqi të taksës.

Fakti që mund të hedhë dyshime për abuzime në treg është se të gjitha pikat kanë rritur më shumë se taksa çmimin e gazit. Për herë të parë, akcizë në këtë produkt do të mblidhet në momentin e shitje, përmes lëshimit të kuponit tatimor.

Tv Klan