Numri aksidenteve  që përgjakin rrugët e vendit ka shënuar rritje. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, në vitin 2016 kanë ndodhur 162 aksidente më shumë se 4 vite më parë.

Nga ana tjetër në  raport vihet re që numri i personave të vdekur nga aksidentet në këtë periudhë ka shënuar rënie me 65 persona.  Qarku i Tiranës shënon numrin më të lartë të aksidenteve rrugore për të gjithë vitet e mara në krahasim, më pas vjen qarku i Durrësit dhe Fierit.

Në Shqipëri në vitin 2016 kemi mesatarisht 10 të aksidentuar për 10 mijë banorë. Më e lartë kjo vlerë është në qarkun Lezhë ku kemi 24 të aksidentuar për 10 mijë banorë  ndërsa më pak rezultojnë në qarkun e Dibër 4 të aksidentuar për 10 mijë banorë.

Burimi: Klan Plus