1336 biznese më shumë mbyllën aktivitetin e tyre gjatë vitit të kaluar krahasuar me vitin 2014.

Të dhënat zyrtare të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit tregojnë se në vitin 2015 numri i bizneseve të cc’regjistruara pranë saj ishte 5323 nga 3984, që ishte një vit më parë.

Rritja e numrit të bizneseve të ç’regjistruara gjatë vitit që shkoi, përkon me aksionin e nisur nga qeveria kundër informalitetit dhe masat e marra për të gjithë ata që kryenin evazion.

Aksioni u shoqërua edhe me rritje të numrit të  bizneseve të fomalizuara. Këtë e treguan radhët e gjata në QKR gjatë ditëve të nisjes së aksionit në shtator, por edhe shifrat record të arritura. Ku në total numri i subjekteve të regjsitruara gjatë 2015-tës u rrit me  afro 22.919

Në total numri i binzeseve aktive në vend sipas QKR deri në fund të 2015 u rrit  me më shumë se 35 mijë krahasuar me vitin 2014.

Tv Klan