Në Shqipëri ka filluar të dëgjohet më shpesh fjala shefe. Këtë e vërteton edhe anketimi i Komisionit Evropian për kushtet e punës për vitin 2015.

40 përqind e shefave në vendin tonë janë femra ndërsa 60 përqind meshkuj. Jemi pothuajse në të njëjtat nivele si Maqedonia, Serbia dhe Italia. Vendin e parë e zë Suedia e ndjekur nga Finlanda dhe Estonia.

Burrat vazhdojnë të dominojnë në Turqi ku rreth 90 përqind e shefave janë meshkuj. Ndër vendet e Bashkimit Evropian më patriarkalë janë Greqia dhe Gjermania.

Të dhënat e raportit tregojnë se është bërë progres në rolin e gruas në shoqëri edhe pse me hapa të vegjël.

Sipas profesioneve, në shërbim dhe shitje, punonjësit raportojnë më shumë shefe femra (46%). Kjo pasohet nga profesionistët (44%) dhe punëtorët në profesionet elementare (39%).

Në anën tjetër, pjesa më e madhe (mbi 70%) e menaxherëve, punonjësve të bujqësisë, makinerive, dhe punëtorëve artizanale nuk kanë preferuar ti ndryshojnë shefat e tyre që vazhdojnë të jenë meshkuj./ tvklan.al