Rritet numri i viktimave nga i ftohti



Shënohet viktima e tretë nga të ftohtit. Në Lushnje një roje pallati u gjet i ngrirë nga banorët. Ai është 52 vjeçari Bashkim Çepa nga Golemi, por që punonte në Lushnjë si roje pallatesh.

Ishin banorët e pallatit ata që njoftuan policinë, e cila më pas bëri dërgimin e trupit të pajetë në morg.
Një ditë më parë një i pastrehë, 53 – vjeçari Leonard Beqiri është gjetur i pajetë në lagjen 2 të qytetit të Sarandës, në një banesë të improvizuar.

Në Durrës një 38-vjeçar i pastrehë gjithashtu ndërroi jetë. Moti i keq vazhdon të vërë në rrezik jetë njerëzish në Shqipëri, sidomos të pastrehëve./tvklan.al

Kategori
AktualitetLajmet KryesoreTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*