moskva-missile-cruiser

Turqia dhe Rusia do të rishikojnë marrëdhëniet mes tyre, por nuk është lufta, ajo që po kërkojnë, sipas zyrtarëve të lartë të dy vendeve.  Ministri i jashtëm rus Sergei Lavorv tha se rrëzimi i avionët rus ishte bërë sipas një plani të paramenduar dhe se homologu i tij turk, ishte përpjekur gjatë gjithë kohës të justifikohej për incidentin.

“Rusia nuk po planifikon të luftojë me Turqinë, qëndrimi ynë ndaj popullit turk, tha Lavorv, nuk ka ndryshuar, por Moska do të rivleresojë seriozisht marrëdhëniet me Ankaranë”.

Ndërsa presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, tha se: Turqia është gjithmonë në anën e paqes, diplomacisë dhe dialogut. Ne do të vazhdojmë të mbajmë këtë qëndrim”, tha ai.

Në planin ushtarak Rusia ndërmorri disa hapa, si kundërpërgjigje për rrëzimin e avionit ushtarak rus Su-24: Dërgimin e sistemit S400 në provincën e Latakias, në kufi me Turqinë dhe zhvendosjen e kryqëzorit raketa-hedhës “Moskva”.

Mëngjesin e së mërkurës avionët rusë bombarduan pa mëshirë zonën e turkmenëve në brendësi të Sirisë, ku u rrëzua avioni rus dhe gjeti vdekjen njëri prej pilotëve.

Kapiteni rus që i mbijetoi incidentit Konstantin Murahtin, tha se avioni rus në asnjë mënyrë nuk kishte shkelur hapësirën ajrore turke. Ai u shpëtua pas një operacioni 12-orësh të forcave speciale dhe aktualisht ndodhet në bazën Hemeimeem në Siri.

Tv Klan