enti 2

Ashtu siç u bë e ditur fillimisht nga Tv Klan, Enti Regullator i Enrgjisë ka deklaruar të martën se çmimi i energjisë që ka propozuar Operatori i Shpërndarjes për vitin 2015 – të është 12.32 lëkë/kwh ose 29.3% më e lartë se ajo e aprovuar për periudhën 2012 – 2014.

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë vendosi të marrë në shqyrtim kërkesën dhe të nisë procedurat për përcaktimin e tarifave për aktivitetet e shpërndarjes dhe të shitjes me pakicë të energjisë elektrike për vitin 2015 – të, por nga ana tjetër i kërkoi Operatrit të Shpërndarjes një analizë më të detajuar.

Enti Rregullator i Energjisë pritet që në javën e parë të muajit dhjetor të bëjë një mbledhje publike me operatorët që kanë aplikuar për rritje çmimi, si Korporata Elektro Energjitike, Operatori i Shpërdarjes, si dhe Operatori i Transmetimit, ku brenda muajit dhjetor do të merret edhe vendimi final se sa do të paguajnë konsumatorët shqiptarë për energjinë nga 1 janari 2015 – të.

Operatori i Shpërndarjes ka kërkuar që struktura e tarifave të prezantojë çmime të ndryshme të energjisë për orare të ndryshme. Por ky variant mbetet për t’u detajuar në të ardhmen.

Prej vitit 2012 çmimin e energjisë shqiptarët e kanë paguar me dy fasha, 7.7 lekë për 300 kilovatorët e parë dhe 13.5 për kilovatorët e tjerë. Çmimi i propozuar nga Operatori i Shpërndarjes vjen pas vendimit të qeverisë për të hequr fashën prej 300 kilovatorësh.

Qeveria ka bërë të ditur se shtresat në nevojë, pensionistët kryefamiljarë dhe personat me aftësi të kufizuar nuk do të preken nga ndryshimi i çmimit, pasi do t’u jepet ndihma ekonomike, pensionet dhe pagat.

Tv Klan