Kreu i këshilltarëve të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli ka akuzuar sot këshilltarët e LSI-së për “pabesi” ndaj qytetarëve të Tiranës, duke pranuar rritjen e çmimit të ujit.

E theksoj edhe një herë, jam këtu para jush në fillim të mbledhjes për të dëshmuar një akt, do të thoja pabesie edhe të këshilltarëve të LSI-së ndaj qytetarëve të Tiranës, është koha që gjërat të thuhen troç dhe secili të marrë përgjegjësitë që u takojnë përpara atyre që u ka kërkuar populli

”, tha Olli në një prononcim për gazetarët.

Sipas tij

, “kjo ngritje nuk mund të bëhet sepse është abuzim dhe vjedhje e pastër. Nuk mund të ngresh vlerën e një shërbimi i cili nuk i ofron as minimumin qytetarëve”.

Teksa pritet të nisë mbledhja e këshillit për miratimin e rritjes së çmimit të ujit, Olli theksoi se Partia Demokratike e ka deklaruar votën kundër që në fillim të kësaj çështjeje.

“Ne jemi të bashkuar sepse na bashkon e njëjta qasje, i njëjti interes. 

Ne duhet të denoncojmë në atë sallë që vijon të jetë e mbyllur sepse po diskutohen pazaret e fundit

“, theksoi më tej këshilltari i djathtë.

Më herët, Veliaj pranoi propozimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke siguruar votat për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Kryebashkiaku u shpreh se kishte siguruar votat për të bërë Tiranën me ujë 24 orë në ditë. Ai tha se Bashkia do t’i përcillte ERU plan – biznesin me gjithë propozimet e LSI. /tvklan.al