Pas Kryeministrit Edi Rama, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj konfirmon rritjen e pagave dhe pensioneve vitin e ardhshëm. Megjithëse pranon rritjen, ai nuk jep ende shifra se sa do të jetë ajo.

Ahmetaj thotë se qeveria i ka paratë për rritjen e pagave dhe pensioneve dhe kjo bazohet në konsolidimin e të ardhurave të buxhetit në këto dy  – tre vitet e fundit.

Çështja e rritjes së pagave dhe pensioneve do të jetë temë diskutimi edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar, pasi të mërkurën Ministri Ahmetaj do të marrë pjesë për 7 ditë me radhë në takimet vjetore të Fondit në Uashington.

FMN pritet të japë qëndrimin e saj lidhur me synimin e qeverisë për ndryshimet e pagave dhe pensioneve, por edhe për paketën e re fiskale.

Tv Klan