Rrija e siguracionit të makinave me afro 25% për të gjitha kategoritë e automjeteve në vend ende nuk ka marrë një shpjegim zyrtarë se përse qytetarët do duhet të paguajnë më shumë para këtë vit.

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare që meret me rregullimin dhe mbikëqyrjen e  aktivitetit të tregut të sigurimeve dhe operatorëve të tij kërkoi kohë për t’iu përgjigjur pyetjeve të Televizionit Klan.

As kompanitë e sigurimit nuk kanë dhënë ndonje sqarim, por në kanale jozyrtare thonë se shkak për rritjen e çmimit është bërë shtimi i aksidenteve dhe rritja me 7 % që u bë nga Janari 2016 për taksën mbi primet e sigurimeve nga 3 % që ishte.

Për të parë se sa peshë ka në këtë rritje, numri i aksidenteve mjafton të shohësh shifrat zyrtare të INSTAT për këtë tregues. Të dhënat tregojnë se numri i aksidenteve në 6 vitet e fundit, duke nisur që nga vitti 2010 ka pothuajse të njëjtin nivel.

Nëse marrim argumentin tjetër të dhënë nga kompanitë, rritjen me 7%  që u bë për taksën mbi primet e sigurimeve nga  3% ne 10% sërish rritja për automjetet do të shkonte maksimumi 1 000 lekë dhe jo 3 000 lekë që është mesatarsiht rritja që siguracionet kanë pësuar prej të mërkurës. Rritja e çmimit të siguracionit të makinave varion nga 1 mijë lekë për motorçikletat deri në 10 mijë lekë për autobusat. Për automjetet e prodhura para vitit 2006 dhe pas këtij viti rritja është afërsisht 3000 mijë lekë në varësi të fuqisë motorrike.

Tv Klan