Afro 1.450 persona janë evakuuar nga një lokal nate dhe një hotel ndërsa një stacion hekurudhor i madh është mbyllur pas rrjedhjes të një tubacioni gazi të nëndheshëm, në qendër të Londrës.

Dëshmitarët e përshkruan situatën si një kaos i vërtetë, pasi rojet e lokalit të natës “Heaven” i urdhëruan ata të largohen me shpejtësi, duke qenë se alarmi erdhi në orën 2 të mëngjesit, ndërsa klientët në hotel u zhvendosën në ambientetet e një strehimi urgjent.

Sipas

The Independent

, The Strand, një rrugë kryesore përmes Londrës qendrore, është mbyllur tërësisht dhe vendi është rrethuar me një shirit, ndërsa inxhinierët po përpiqen të izolojnë rrjedhjen.  

Një zëdhënës i grupit të shpëtimit tha :

“Ne po ndihmojmë policinë në Strand për të normalizuar situatën duke përdorur pajisje zbulimi dhe kemi vënë re që gazi natyror është zbuluar në atmosferë”.

“Si një masë paraprake, rreth 1,450 njerëz janë evakuuar. Ata janë klientë të një hoteli dhe qytetarë të cilët ndodheshin në një lokal nate”./

tvklan.al