Fëmijët janë protagonistët kryesorë të Ditës së Verës. Duke marre shkas nga kjo, Franko Dine, si çdo festë tjetër kombëtare e shenjon atë me një krijim të tijin, jo aq për të festuar sa për të reflektuar mbi mënyrën sesi e shfrytezojnë ata orën e lojës. Ashtu si edhe në këtë grafit, në murin rrethues të gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, vendin e balonave tauke e tabake e ngërthejnë fort rrjetet sociale, facebook, snapchat apo instagram.

Djali dhe vajza, personazhet e grafitit, në jetën reale janë motër e vëlla. Dy kushërinj të Frankos, që sa herë u propozon një lojë sëbashku, ata shohin si objekt argëtimi vetëm telefonin.

Është i vetëdijshëm se edhe kjo punë do ti tundojë kalimtarët ta zhdukin nga faqja e murit, siç ndodhi edhe me grafitin për 103 vjetorin e pavarësisë.

Pavarësisht kësaj sjellje të pahijshme ndaj artit të rrugës, që sot në botë përben zërin e atyre qe nuk degjohen nga politikbërja, Franko Dine, nuk tutet për të thënë fjalën e tij përmes grafitit.

Tv Klan