Një fshat piktoresk në Zvicër ofron një pagesë prej 53, 000 dollarë për çdo familje që vendos të shpërngulet në këtë fshat.  

Kjo iniciativë është ndërmarrë për të rimëkëmbur një rënie të shpejtë të popullsisë në komunitetin malor të Albinen, në kantonin skenik të Valais.

Gjysma e 240 banorëve lokalë të qytetit i kanë kërkuar këshillit për një subvencion strehimi pasi shkolla e fshatit po mbyllet, duke qenë se atje jetojnë  vetëm shtatë fëmijë.

Këshilli së shpejti do të votojë mbi mocionin, i cili ofron çdo të ri të rritur 25,000 franga zvicerane për të shkuar atje, me një shtesë prej 10,000 franga për fëmijët.   

Plani do të thotë që një familje prej katër vetash mund të shikojë një shumë të barabartë prej 53,188 franga nëse përmbushin kriteret.

Pagesat do të bëhen vetëm për familjet që dëshirojnë të shpenzojnë mbi 151,925 franga duke blerë një shtëpi dhe kushdo që largohet pas më pak se dhjetë vjetësh do të detyrohet të kthejë paratë mbrapsht./tvklan.al