Shkencëtarët kanë zbuluar një shtresë elastike, aplikimi i së cilës në lëkurë, ul shfaqjen e rrudhave dhe qeskave poshtë syve.

Pasi ajo aplikohet në fytyrë, ajo vepron me aftësitë e një lëkurë rinore, duke i dhënë lëkurës elementët e nevojshëm për t’u forcuar.

Për momentin kjo shtresë e padukshme, e prodhuar me bazë silikoni dhe molekulave të oksigjenit, po kërkohet si një produkt kozmetik, por sipas studiuesve të “Harvard Medical School” dhe Massachusetts Institute of Technology” , ajo mund të përdoret si një “lëkurë e dytë” për t’u mbrojtur nga diell dhe për mjekim.

lekure e dyte

Shpikja e publikuar në revistë “Nature Materials”, ka aftësinë që të mbrojë dhe të riparojë lëkurën si një leukoplast.

Në një seri testesh, shkencëtarët kanë treguar se na pak kohë ajo përmirëson funksionet e lëkurës, tek pacientët që kanë lëkurë të thatë duke u dhënë një paraqitje normale në aspektin estetik.

Gjithashtu këto teste treguan se kjo shtresë ka aftësinë që të zvogëlojë edhe shenja e kohës (rrudhat) duke bërë që lëkura të duket shumë natyralë dhe duke e mbrojtur atë dhe nga rrezet ultraviolet.

“Rezultat kanë treguar se përmirësimet që bën kjo shtresë mund të krahasohen me ato të një ndërhyrje kirurgjikale, por pa marrë përsipër rreziqet e kësaj të fundit.”, ka thënë një prej shkencëtarëve.

Për momentin ajo është një shtresë e padukshme e cila përmirëson në nivel kozmetik lëkurë, por në të ardhmen shkencëtarët po përpiqen që ta përdorin atë për të injektuar dhe mjekime që të kurojnë sëmundje të lëkurës, si ekzema apo dermatitet./tvklan.al