Rruga është e gjitha e rrethuar. Në zonat e banuara ka ndriçim të rregullt. Mbikalimet dhe nënkalimet nuk mungojnë sipas standardeve për cilësi qarkullimi.

Tabelat dhe sinjalistikat janë të njëpasnjëshme. Sapo kalon kufirin shtetëror drejt Prishtinës, diferenca e cilësisë së rrugës është e dukshme.

Pamjet në territorin e Shqipërisë të sjellin imazhe të viteve 30.

Duket një rrugë e degraduar, që në fakt ende nuk ka përfunduar së ndërtuari. Diferenca me rrugën “Ibrahim Rugova” është e dukshme.

Që në kilometrin e parë nga dogana e Morinës elementët e sigurisë, sinjalistika mungon.

Nga Morina në Kukës janë 17 kilometra. Shtatë ura të papërfunduara e që ngushtojnë rrugën 14 herë.

Hyrje dhe daljet në autostradë siç tregojnë dhe pamjet janë katastrofë, kurse ndriçimi në zonat e banuara është luks.

Së fundi për “Rrugën e Kombit” që nuk përfundoi asnjëherë u vendos taksa. Çdo drejtues mjeti, kalimin përmes saj do ta paguajë 5 euro.

Tv Klan