konferenca e pezes

Rruga “Konferenca e Pezës”, pranë zonës së Misto Mames ku një ditë më parë ndodhi një aksident me vdekje, është një prej segmenteve me problematike për sigurinë rrugore në kryeqytet.

Ky është mendimi i ekspertëve, të cilët e cilësojnë atë si pjesë të hartës së pikave të zeza të aksidenteve në Tiranë, që nuk ofron siguri për këmbësorët.

Mëngjesin e së shtunës në rrugën “Konferenca e Pezës” 44 – vjeccarja Rajmonda Haldeda humbi jetën, pasi e përplasi një makinë teksa kalonte në anën tjetër të saj.

Sipas ekspertëve ndërhyrje duhen dhe në segmente të tjera rrugore ku ka numër të lartë aksidentesh.

Tv Klan