Banorët e fshatit Siman, në Komunën Skënderbegas të Gramshit, duhet të përballen çdo ditë me këtë rrugë që shihni në foto.

Gjendja skandaloze e tyre është denoncuar nga një qytetar në redaksinë e www.tvklan.al.

Siç mund të dallohet fare lehtë, për banorët e kësaj zone lëvizja në këtë rrugë është një sfidë e vërtetë, pasi makinat e tyre detyrohen të kalojnë në baltë dhe në një terren tepër të vështirë.

Në denoncimin e tij, qytetari thotë për

tvklan.al

se për këtë rrugë janë investuar 100 milionë lekë të vjetra, por siç tregojnë dhe vetë fotot, asnjë qindarkë nuk ka shkuar për rregullimin e këtij aksi.

Në këtë rrugë nuk kalojnë vetëm banorët e fshatit Siman, por ajo është një pikë lidhëse për disa fshatra të tjera të Komunës Skënderbegas (Ermënj, Vidhan), si edhe disa fshatra të Skraparit. /tvklan.al