oljana-rruga

Oljana Maloku – Gazetare, Tv Klan: “Në këtë rrugë që lidh zonën e Freskut me zonën e Shkozës janë vendosur këto dy blloqe betoni që nuk lejojnë kalimin as të makinave, madje as të biçikletave. Banorët thonë se rruga ështëbllokuar nga familja e ish – Presidentit Bamir Topi, që e përdor këtë segment për nevojat e veta.”

Në të dyja anët e këtij segmenti në lagjen “Kodra e Priftit” janë vendosur tabela ku shkruhet “Rrugë Private”. Pas bllokimit të rrugësl, banorët janë detyruar të kalojnë në monopate apo t’i bien rreth e përqark zonës, për t’u lidhur me të afërmit  e tyre.

Rruga e ndërtuar për komunitetin, mban emrin e “Dalip Topit”, gjyshit të ish – Presidentit Bamir Topi dhe është nën mbikqyrjen e vazhdueshme të Gardës, që kujdeset jo vetëm për sigurinë e ish – Presidentit, por edhe që banorët të mos kalojnë përmes saj.

Tv Klan