Pavarësisht masave të marra nga policia rrugore, aksidentet me vdekje nuk kanë të sosur në Shqipëri. Mbrëmjen e djeshme në aksin Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Leshnicë një automjet u pëprlas me një traktor.

Për pasojë Ismail Kapa, 60 vjeç, drejtuesi i traktorit humbi jetën. Bashkëshortja e tij, Florie Kapa 59 vjeç, është në spital në gjendje të rëndë.

Për këtë aksident në pranga ka përfunduar Gjergji Ndini, i cili drejtonte automjetin tip “Volkswagen”, me targë AA 631 NL.

Gjithashtu edhe në Lezhë, policia ka arrestuar një shofer. Nik Nika, 61 vjeç duke drejtuar automjetin, me targë AA599BN, ka përplasur për vdekje një këmbësor. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Fushë- Gjorme, në Kurbin./tvklan.al