mirdita protestePakënaqësitë ndaj ndarjes së re administrative sa vijnë e shtohen.

4 ditë para votimit në Kuvend të hartës së re territoriale banorë të bashkisë së Rubikut u mblodhën në një takim për të kundërshtuar shkrirjen në njësi të vetme të 2 bashkive dhe 5 komunave të Mirditës.

Për banorët e Rubikut ndarja e re administrative është e motivuar politikisht ashtu si 50 vite më parë, ndaj ata i kërkuan deputetëve të Mirditës të mos votojnë hartën e re administrative.

Edhe kryetari i bashkisë i zgjedhur nga e majta e quan të papranueshme ndarjen e prpozuar nga qeveria.

Ndërsa banorët janë shprehur të gatshëm për firmosjen e një peticioni për referendum. Një ditë më parë edhe banorët e zonës së Dukagjinit, Velipojës e Dajçit protestuan në hyrje të qytetit të Shkodrës, kundër ndarjes së Shkodrës vetëm në 2 njësi.

Në protestë kundër hartës territoriale u ngritën edhe banorët e komunës Pojan, në Korçë të cilët  kundërshtojnë përfshirjen e kësaj njësie vendore në bashkinë e Maliqit.

Ndërsa këshilltarët demokratë të Bashkisë së Himarës u janë bashkuar atyre të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut për të kundërshtuar bashkimin e kësaj zone me Vranishtin, pasi sipas tyre Himara duhet të mbetet ashtu si ka qenë.

Tv Klan