medvedevTë paktë 80 miliardë dollarë ka shpenzuar banka qëndrore e Rusisë këtë vit për të stabilizuar kursin e këmbimit të rublës me monedhat kryesore të botës.

Por në fakt gjatë 3 ditëve të fundit, e kombinuar kjo edhe me rritjen e normës bazë të interesit deri në 17% – duke se këto masa nuk kanë dhënë rezultatin e pritshëm.

Kryeministri Dmitri Medvedev në një takim me lidershipin ekonomik dhe përfaqësuesit e kompanive më të mëdha të vendit, deklaroi se Rusia ka resurse të mjaftueshme për të përballuar situatën aktuale me rublën.

Ai tha se ekonomia nuk ka përjetuar probleme serioze, ndërsa paralajmëroi një sërë masash për të frenuar zhvlerësimin e rublës.

Monedha kombëtare ruse gjatë së mërkurës ka rifituar pak terren pas zhvlerësimit drastik të së martës me 20%, ku 1 dollar u ble maksimalisht me 79 rubla dhe një euro u shkëmbye deri me 100 rubla.

Situata e këtij dimri, po krahasohet shpesh me gushtin e 1998 kur ekonomia e vendit shkoi drejt kolapsit. Ndërkaq, edhe çmimi i naftës vijon të mbetet nën 60 dollarë për fuçi në Londër, ku kuotohet edhe ajo ruse.

Tv Klan