Kryetari i Grupit parlamentar Gramoz Ruçi, i kërkoi LSI-së të reflektonte dhe të vendoste nëse do ta zgjidhte presidentin bashkë me PS-në ose vendi të shkonte në zgjedhje brenda 45 ditësh.

Ruci i kujtoi Metës se kohët e fundit ka mbajtur anën e palës tjetër, duke iu referuar PD-së.

Dialogu ka mbaruar dhe ne duhet të kryejmë funksionet tona kushtetuese që do të thotë të zgjedhim presidentin e vendit nga ky Parlament, i cili ka të drejtën morale, kushtetues dhe ligjore.

Sa për dijeni zoti kryetar ne socialistët i e kemi bërë llogaritë tona, i kemi pasur dhe po të doni i kemi 71 vota edhe pa LSI-në për ta zgjedhur Presidentin. Por unë shpresoj që të mos na detyroni  dhe as e marrim përsipër të shkelim përsipër mbi moralin e kësaj force politike sepse PS-ja nuk dëshiron që të zgjedhë me forcën e numrave këtë çështje të rëndësishme për Shqipërinë në pesë vitet e ardhshme.

Prandaj zoti kryetar u kujton juve si forcë politike që jeni vendosur edhe si ndërmjetës midis dy palëve dhe keni kaq kohë që keni anuar nga pala tjetë

r.”

Ruçi foli në seancën e tretë për zgjedhjen e presidentit, e cila serish përfundoi si pasojë e mungesës së kandidatëve.

Ju ftoj edhe ju të reflektoni që të mos e mbyllim këtë parlament me një dështim të tillë. Të paarsyetuar. Si kryetar i kuvendit ju kërkoj të mblidhni menjëherë konferencën e kryetarëve që qysh nesër të mbahen menjëherë dy raundet që kanë mbetur dhe o të zgjedhim presidentin bashkë o të shkojmë në zgjedhje për 45 ditë sipas kushtetutës.”

Meta thirri konferencën e kryetarëve dhe tha se raundi i katërt për zgjedhjen e Presidentit do të njoftohet nëpërmjet medias.

/tvklan.al