Pas Edi Ramës, edhe numri dy i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi rikonfirmon se maxhoranca nuk ka asnjë ofertë tjetër për opozitën, veç asaj që Kryeministri i prezantoi 2 ditë rresht Lulzim Bashës në 2 tryezat e thirrura nga Presidenti i Republikës.

Ruçi njësoj si Rama mendon se nuk ka shtyrje të datës së zgjedhjeve dhe se opozita do të marrë pjesë në to.

Gramoz Ruçi ishte pjesë e tryezës së parë të thirrur nga Presidenti Nishani në përpjekje për zgjidhjen e krizës. Ndërsa në takimin e dytë ishte kokë më kokë mes Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Demokratike./TvKlan