Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ka hedhur poshtë aludimet për një marrëveshje të fshehtë mes Ramës dhe Bashës, për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve.

Në një takim me të rinjtë, Ruçi tha se Partia Socialiste synon ta ketë e vetme qeverinë.

Ruçi tha dhe arsyet se pse vendosën të dalin të vetëm në këto zgjedhje. Kreu i Grupit Parlamentar të PS i ftoi të rinjtë të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 25 Qershorit.

Tv Klan