Deputeti socialist Gramoz Ruçi deklaroi se Partia Socialiste do të shkojë në zgjedhje jo vetëm pa opozitën, por qoftë edhe pa Lëvizjen Socialiste për Integrim, nëse kjo e fundit refuzon. 

Ruçi ndodhej në Libofsh të Fierit, kur u pyet nga gazetarët për zgjedhjet. 

Nuk është vendosur ende nga Lëvizja Socialiste për Integrim se çfarë do të bëhet në zgjedhjet e Qershorit. Partia Socialiste ka shprehur vullnetin për të vazhduar me aleatët për zgjedhjet e 18 Qershorit, deklaroi Ruçi.

Por sipas kryetarit të Grupit Parlamentar, Partia Socialiste është e vendosur të futet në zgjedhje, me ose pa LSI.  Sipas tij, Partia Socialiste është e vendosur të futet në zgjedhje si forcë fitimtare./Abc News