Shkrimtarit Rudi Erebara i dorëzohet Çmimi “Evropian i Letërsinë” për librin “Epika e Yjeve të Mëngjesit”. Në ceremoninë e zhvilluar në Bruksel, çmimi iu dorëzua nga komisionieri evropianë për kulturën Tibor Navracsics, ku të ftuar ishin edhe 11 fituesit e tjerë të këtij konkursi të përvitshëm të letërsisë.
“Epika e yjeve të mëngjesit” që i rikujton evropianëve frikën dhe represionin e regjimit të vetëm totalitar në Evropë dhe absurdin e njeriut komunist, si një pjesë e historisë së përbashkët për të mos u përsëritur kurrë tashmë do të kapërcejë kufijtë e shqipes për tu përkthyer në disa gjuhë.
/TV KLAN