Të ftuar:

Djana Lemezhi – Mësuese gjeografie në Lezhë

Zamira Sokolaj – Shoqja e ngushte

Programi “Rudina” ka sjellë sot për të gjithë teleshikuesit e televizionit Klan rubrikën më të re, atë të një nusje e cila është në kërkim të fustanit të bardhë, atij të duhurit që do ta bëjë ditën e saj të veçantë dhe më të bukur.

Djana Lemezhi me profesion mësuese Gjografie në Lezhë, ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” për të përzgjedhur fustanin e saj të ëndrrave. Ajo ishte e shoqëruar nga mikesha e saj Zamira Sokolaj dhe për t’i ardhur në ndihmë në përzgjedhje ishte edhe stilistja Rezarta Skifteri.

Gjatë emisionit stilistja prezantoi tre fustane nusërie të firmosura prej saj, një prej të cilëve përzgjodhi në fund mësuesja nga Lezha.

Programi “Rudina” ka sjellë sot për të gjithë teleshikuesit e televizionit Klan rubrikën më të re, atë të një nusje e cila është në kërkim të fustanit të bardhë, atij të duhurit që do ta bëjë ditën e saj të veçantë dhe më të bukur.

Djana Lemezhi me profesion mësuese Gjografie në Lezhë, ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” për të përzgjedhur fustanin e saj të ëndrrave. Ajo ishte e shoqëruar nga mikesha e saj Zamira Sokolaj dhe për t’i ardhur në ndihmë në përzgjedhje ishte edhe stilistja Rezarta Skifteri.

“Është një emocion që nuk përshkruhet me fjalë. Por ky fustan është sikur ta kisha provuar edhe më parë, më rri natyrshëm dhe ndihem komode me të. Më pëlqeu shumë modeli i bustit dhe bardhësia që ka më lë pa fjalë”, tha e përlotur Djana Lemezhi.

Stilistja e njohur Rezarta Skifteri ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku tregoi tendencat për fustanet e nusërisë.

Ajo kishte sjellë në studio tre fustane nusërie një prej të cilëve u përzgjodh nga Djana Lemezhi dasma e së cilës do të mbahet në Shtator.

Gjatë emisionit Skifteri tha se edhe për këtë sezon fustanet stil princeshe kryesojnë dhe janë ndër më të kërkuarit.

“Tek unë kanë ardhur nuse të ndryshme, me karaktere të ndryshme. Unë përjetoj të njëjtat emocione që kanë edhe ata. Kur vajzat veshin fustanin e bardhë dhe dalin përpara pasqyrës nuk ka kënaqësi më të madhe. Fustanet me stil princeshe vazhdojnë të jetë ndër më të preferuarit për vjazat. Edhe pse në dyqanin tim ka fustane nga më të ndryshmit siç janë edhe fustanet transparentë për nuse pak më të guximshme, syrin vajzat e kanë tek fustanet e fryra dhe me stil princeshe. Këtë sezon materialet e tantellës janë në trend, por jo shumë shumë të ngarkuara, prerje të thjeshta dhe stil princeshe”, tha Skifteri.

Landi Hysi – Këngëtar

Armir Shahini – Këngëtar

Ilnisa Agolli – Gazetare dhe drejtoreshë e projektit “Ditënetët e librit” 2018