PicMonkey Collage

I ka nisur ditët e para të vitit 2016 buzë detit, moderatorja e dashur Rudina Magjistari.

Së bashku me familjen e saj, Mian vajzë 2 – muajshme dhe Xhavit Bajramin, kampionin e kickboxing dhe partnerin e saj,  kanë preferuar që të bëjnë një vizitë buzë detit për të nisur mbarë këtë vit të ri.

E buzëqeshur dhe rrezëllitëse, Rudina për herë të parë ka publikuar për të gjithë fansat, një foto me vogëlushen në krah.

Dashuria për detin është një pasion i madh për moderatoren e “Takimi i Pasdites”, e që duket se po ia trashëgon edhe Mias./tvklan.al