Të ftuar:

Marçela Lati – Administrator- Geraldina Sposa

Armand Peza – Administrator- Geraldina Sposa

Historia e tyre e dashurisë ka nisur në vitin 1998, është finalizuar me martesë në 2005-ën dhe është bekuar me 2 fëmijë. Marçela Lati dhe Armand Peza pasi kurorëzuan martesën e tyre nisën “misionin” për të bërë të paharueshme ditën e dasmës së shumë çifteve të tjera.

Ata ishin sot të ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku na rrëfyen historinë e tyre 20-vjeçare të dashurisë.

“Ne jemi si gjithë të tjerët, me dashuritë dhe zënkat tona. Jemi njohur në Pranverë të 1998-ës. Unë merja pjesë në një kompeticion në gjimnaz. Mandi kishte ardhur aty sepse ishte mik i zyshës sonë. Unë kam qenë në grupin e aerobisë dhe në atë kohë ndrydha këmbën dhe kjo ishte një arsye më shumë për të lënë orët e mësimit dhe për t’iu futur modelingut. Ne ishim shokë prej muajsh, por më pas pashë që ai më shikonte ndryshe dhe filluam të frekuentoheshim ndryshe. Në lidhjen tonë propozimi ka qenë klasik dhe unë nuk mund të them se nuk e prisja, por nuk kam reaguar mirë. Propozimi ka ndodhur në vendin ku ne kemi shtëpinë sot. Ishim në një kafe dhe Mandi më tha: Ti ndoshta ke kuptuar diçka, por çfarë do të thoje nëse të propozoja të rrimë ca kohë bashkë? E pashë shtrembër, pasi ma tha të paracaktuar dhe ai ma ktheu: U shpreha gabim. Aty i thash që do mendohem dhe pastaj r rodhën gjërat”, tha Lati.

Ndërkohë Peza shtoi se mes të gjitha vajzave që kishte parë zgjodhi Marçelën për ta patur në krahë gjithë jetën.

“Mes gjithë vajzave të bukura në atë gjimnaz unë zgjodha këtë, më të bukurën për vete. Ne të dy besojmë se dashuritë e mëdha nuk kanë nevojë të deklamohen, nëse e ke, e ke për veten tënde. Jetëgjatësia e martesës apo kurorëzimit tregon se sa e suksesshme është apo jo kjo dashuri. Nëse arrin faza që ne duhet ta deklamojmë atë që ne bëjmë, atëherë nuk është më akt dashurie, është diçka që mund ta shesim për të tillë”, tha Peza.

Mustafa Nano – Gazetar dhe Autor i stand up comedy “ Nuk ka kurva në këtë botë”

Ai është ndër ata personazhe që bën zhurmë sa herë që flet. Mustafa Nano ka vendosur që t’i tubullojë ujërat përsëri.

Këtë herë me një monolog, i cili flet për ato tema që ne, ç’është e vërteta, i flasim nën zë, nëpër tavolina dhe asnjëherë me zë të lartë.

Shfaqja që do të ngjisë premierë në skenë ditën e nesërme, në zhanerin “Stand Up Comedy”, ka një titull që provokon dhe që si tematike kryesore ka seksin dhe seksualitetin.

Nano ishte i ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan dhe gjatë emisionit zbuloi detaje nga show “Nuk ka k***a në këtë botë”.

“Unë nuk përdor fjalë të cilat ne i quajmë të pista në show. Ka shumë rëndësi konteksti në të cilin i themi fjalët. Unë nuk e shoh veten si provokator, nuk jam provokator. Unë përpiqem të sfidoj një pjesë të shoqërisë që e shoh të prapambetur. Diskutimi mbi seksin këtu është tabu, mua kjo më skandalizon, por ajo është gjëja më humane”, tha Nano.

Bardha Karra – Koordinatore e Departamentit të Fakultetit Ekonomik/Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”;

Fabio Romito – Pedagog i lëndës “E drejtë Tatimore”, Fakultetit Ekonomik/Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”