Të ftuar:

Sabina Kodra – Producente ERAFILM dhe e filmit “Precedurat”

Suela Bako – Regjisore e filmit “Një ditë si kjo”

Ergys Meta – Regjisor I filmit “Me duar në xhepa”

“Procedurat”, është filmi më i ri të cilin prej ditës së nesërme publiku shqiptar do të ketë mundësi ta ndjekë nga sallat e kinemave në Tiranë.

Ky film është një kombinim i dy historive, të cilat vijnë secila me një titull të ndryshëm. Edhe pse në dukje të shkëputura nga njëra-tjera, përsëri ato kanë një lidhje të përbashkët. Gjithashtu risi është se për të pjesët e filmit kanë punuar dy regjisorë të ndryshëm, të cilët kanë bërë dhe skenarin.

Për të folur më tepër rreth realizimit dhe përmbajtjes së filmit ishin sot në studion e “Rudina” Sabina Kodra, producente e filmit “Precedurat”, Ergys Meta, regjisor dhe skenarist i pjesës së parë të filmit “Me duar në xhepa” dhe Suela Bako, regjisore dhe skenariste e pjesës së dytë filmit “Një ditë si kjo”.

“Historia është shumë e dashur për mua dhe për Suelën dhe me dëshirën e mirë për të punuar sërish bashkë më propozon një skenar. Unë kam patur ëndërr të bëj një vepër me disa regjisorë. Ftova Ergysin si një talent i ri në kinemanë shqiptare dhe i bëra bashkë të dy. Gysi shkroi skenarin e tij dhe ishte e pamundur të bëje ndërhyrje në skenarin e tij. Jemi përpjekur të bëjmë një qasje njerëzore”, tha Sabina Kodra.

Ndërkohë Meta shtoi se i kishte pëlqyer tema dhe se e kishte marrë si sfidë pjesëmarrjen në këtë film.

“Në fillim kam parë skenarin e Suelës dhe kuptova edhe temën, por shkruajta në një këndvështrim tjetër. E mora si sfidë dhe më pëlqeu shumë tema e Suelës. Ishte një bashkëpunim shumë i bukur”, tha Meta.

Aktorja Bako gjatë emisionit tregoi se për këtë film është bazuar tek një ngjarje e jetës së saj.

“Kjo është mbështetur në një histori të vërtetë, është histori që më ka ndodhur mua. Është një fenomen shumë i hasur dhe po aq tabu për të cilën askush nuk flet. Unë udhëtoj shpesh me autobus dhe kam qenë dëshmitare kur dikush ka vjedhur dhe s’kam mundur të reagoj. Ka shumë arsye sepse një person nuk reagon. Ndodhin këto vjedhje çdo ditë dhe ky film ka qenë një nevojë për t’ia komunikuar të tjerëve”, tha Bako.

Sibora Huda – 11 vjeccarja që ka botuar 3 vellime me poezi.

Rubrika “Quiz”