Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut Rudolfi Xhuliani përjashton çdo ndikim rus në Shqipëri.

“Mendoj se vendi juaj është në formë të mirë sepse nuk ka ndikim rus këtu”.

Blendi Fevziu:

“Vendi ynë nuk ka të bëjë fare me Rusinë”.

Rudy Giuliani:

Kjo është ajo ç’ka dua të them. Në lidhje me rezistencën ndaj Rusisë.

Në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, ish- kryebashkiaku i Nju Jorkut tha se modeli i liderit autoritar që ka krijuar Vladimir Putin nuk përbën rrezik për vendet me demokraci të konsoliduar, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Rudy Giuliani:

Mendoj se në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Evropë, duke përfshirë këtu edhe Evropën Lindore dhe Ballkanin, demokracia është aq fortë e rrënjosur saqë diçka e tillë nuk do të ndodhë këtu. Dhe me këtu dua të them edhe në Shqipëri.

Xhuliani konfirmoi se ndryshe nga Shqipëria, Kosova ka problemin e influencës ruse nëpërmjet Serbisë.

Tv Klan