Quhet Ruggie dhe mund të jetë pajisja e zgjimit që mund të “shpëtojë” të gjithë ata që e kanë të vështirë të zgjohen në mëngjes.

Kjo pajisje teknologjike, në shikim të parë duket tapet i thjeshtë, por në fakt është një orë me zile që të detyron të ngrihesh nga gjumi.

Alarmi i Ruggie –t duhet të ndjejë peshën tuaj trupore për të paktën 3 sekonda përpara se të fiket, duke iu detyruar kështu që të ngriheni në këmbë.

Duke folur për “

The Huffington Post”

, krijuesi i kësaj pajisjeje, që pritet të dalë në treg në Shtator të këtij viti, tha se e krijoi Ruggie –n për të ndihmuar veten dhe të tjerët, për t’u ngritur nga shtrati. /tvklan.al