Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Rumani-Shqipëri. Befasi te Kombëtarja është mungesa e Lorik Canës. Në vend të tij tekniku italian ka vendosur Ajetin. Ajo që të bie në sy është dhe futja në formacionin bazë edhe Migjen Basha.

Rumani: Tatarusanu; Sapunaru, Grigore, Chiriches, Matel; Hoban, Prepelita; Popa, Stanciu, Stancu; Alibec

Shqipëri: Berisha, Agolli, Hysaj, Mavraj, Ajeti, Abrashi, Lenjani, Lila, Memushaj, Basha, Sadiku

Skuadra që do të fitojë këtë duel, do të ketë edhe përfitime financiare nga UEFA. 1 milion euro është shpërblimi i fitores, ndërkohë që 1.5 milionë euro është shpërblimi që u jepet Federatave në rast se kalojnë grupin.

/tvklan.al