Anghel Iordanescu nuk është më trajner i Rumanisë. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i federatës Razvan Burleanu. 66-vjeçari Iordanescu, i cili e drejtonte për herë të tretë përfaqësuesen rumune dështoi në fazën e grupeve të Euro 2016, ku ishte në të njëjtin grup me Shqipërinë.

Humbja me kuqezinjtë ishte ndëshkuse për Rumaninë që shpresonte te një sukses që do ta kalonte në fazën tjetër si një nga skuadrat e treta më të mira. Kreu i Federatës Rumune të Futbollit e falenderoi Anghel Iordanescu për punën e bërë, pasi e kualifikoi përfaqësuesen pas 8 vitesh në finalet e një turneu ndërkombëtar skuadrën.

Iordanescu drejtonte Rumaninë prej tetorit të 2014, ndërsa nuk kishte një ekip prej 2006. Zgjedhjet e tij në finalet e Europianit u kritikuan dhe kjo pjesëmarrje një dështim.